Përplasja Mexhiti–Taipi për Korridorin 8: “Zero shumëzuar me trefish, baraz me asgjë”

Debati për realizimin e Korridorit 8 dhe veçanërisht rrugës Tetovë–Prizren ka ndezur polemika të forta mes figurave të rëndësishme të koalicionit të dikurshëm “VLEN”, trasmeton Flaka. Kreu i Lëvizjes Demokratike, The post Përplasja Mexhiti–Taipi për Korridorin 8: “Zero shumëzuar me trefish, baraz me asgjë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 14, 2025 - 18:00
 0  5
Përplasja Mexhiti–Taipi për Korridorin 8: “Zero shumëzuar me trefish, baraz me asgjë”

Debati për realizimin e Korridorit 8 dhe veçanërisht rrugës Tetovë–Prizren ka ndezur polemika të forta mes figurave të rëndësishme të koalicionit të dikurshëm “VLEN”, trasmeton Flaka. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të nënkryetarit të ASH-Taravari, Nazim Taipi, i cili në emisionin televiziv “Daily Click” tha se realizimi i rrugës Tetovë–Prizren mund të prolongohet për disa vite dhe nuk do të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme.

Mexhiti kritikoi Taipin, duke thënë se është e turpshme që zyrtarët që nuk e kanë pasur prioritet interesin e qytetarëve, të flasin me gojën plot për rrugën e Arben Xhaferit, por përfundojnë në “rrugën e Ali Ahmetit”. Ai shtoi se puna për Korridorin 8 është trefishuar, përfshirë eksproprimin e tokës dhe intensitetin në segmentin Kërçovë–Strugë.

“Mirë është zv/drejtori të tregojë çfarë ka bërë në 9 muaj si zv/drejtor në NP ‘Rrugët Shtetërore’. Çfarë ka realizuar? Sa ka luftuar për këto projekte? Vetëm atëherë le të kërkojë të drejtën për opozitë,” u shpreh Mexhiti.

Reagimi nuk vonoi. Nazim Taipi i është kundërpërgjigjur me një postim në rrjetet sociale, duke deklaruar se Mexhiti nuk duhet t’i përgjigjet atij, por popullit.

“Kontributi i tij në Korridorin 8 është zero. Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me asgjë,” – shkroi Taipi, duke insistuar se deklaratat e tij janë të bazuara në fakte dhe se qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën.

Polemikat për Korridorin 8 pritet të vazhdojnë, teksa realizimi i këtij projekti strategjik është kthyer në një temë të nxehtë politike dhe infrastrukturore në vend. Flaka Media

The post Përplasja Mexhiti–Taipi për Korridorin 8: “Zero shumëzuar me trefish, baraz me asgjë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .