ASH jashtë Qeverisë – Snopçe: Premtimet për barazi nuk u realizuan!
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5, ka sqaruar arsyet që çuan në largimin e partisë së tij nga Qeveria. The post ASH jashtë Qeverisë – Snopçe: Premtimet për barazi nuk u realizuan! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5, ka sqaruar arsyet që çuan në largimin e partisë së tij nga Qeveria. Ai theksoi se dështimi për të realizuar disa nga zotimet kyçe, përfshirë miratimin e ligjit për përfaqësim të barabartë, ishte një ndër shkaqet kryesore, transmeton Flaka Media
“Ne thamë se do t’i bënim ndryshimet kushtetuese brenda gjashtë muajsh. Megjithatë, përkundër empatisë dhe mirëkuptimit që kemi treguar për ndjeshmëritë e popullit maqedonas, disa çështje kanë mbetur pezull. Ligji për përfaqësim të barabartë është një kategori kushtetuese, por ai nuk u dorëzua për miratim”, deklaroi Snopçe.
Sipas tij, edhe pse ligji ishte gati që nga tetori dhe nëntori i vitit të kaluar, deri në muajin maj nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për miratimin e tij. “Ne kemi marrë përgjegjësi, kemi premtuar dhe kemi punuar për këtë projekt. Por, kur pengesat nuk varen nga ne, atëherë nuk mund të qëndrojmë në një pozitë që nuk prodhon zgjidhje. Prandaj, siç e tha edhe z. Taravari, vendosëm t’ua kthejmë mandatin qytetarëve”, shtoi deputeti.
Snopçe po ashtu nënvizoi se askush nga faktori politik nuk ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese që përfshijnë bullgarët dhe komunitetet tjera në preambulë. “Nëse ka një konsensus, pse të mos fillojmë negociatat? Të gjithë e dimë se ndryshimet kushtetuese dhe fillimi i negociatave me BE-në janë të pandashme. Kjo nuk është një kornizë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por një marrëveshje me Bashkimin Evropian”, përfundoi ai. Flaka Media
The post ASH jashtë Qeverisë – Snopçe: Premtimet për barazi nuk u realizuan! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .