Si ChatGPT sot prodhoi lajmin me shumë gabime, që u bart në shumë portale në gjuhën shqipe?
Përmbajtja e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale duhet të shqyrtohet me kujdes, ashtu si përmbajtja e marrë nga çdo burim tjetër lajmesh, gjë që është thelbësore për të mbrojtur The post Si ChatGPT sot prodhoi lajmin me shumë gabime, që u bart në shumë portale në gjuhën shqipe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Përmbajtja e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale duhet të shqyrtohet me kujdes, ashtu si përmbajtja e marrë nga çdo burim tjetër lajmesh, gjë që është thelbësore për të mbrojtur integritetin e profesionit të gazetarisë. Duke përdorur ChatGPT, si mjet i bazuara në inteligjencën artificiale për gjenerimin e teksteve dhe kontrollin gramatikor, edhe mediat online, portalet në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të aplikojnë intelegjencën artificiale në gjenerimin e lajmeve, shkruan Flaka.
Mbështetja në veglat e inteligjencës artificiale për të krijuar dhe shpërndarë lajme pa u verifikuar nga gazetarët mund të çojë në përhapjen e dezinformatave, gabimeve të shumta dhe lajmeve të rreme. I tillë ishte edhe lajmi që u publikua sot në disa media online në lidhje me reagimin e deputetës së VLEN-it Feride Haxhiu.
Me titull: Deputetja Haxhiu i përgjigjet Bujar Osmanit: Ankoheni si zjarrvënësi që qan për zjarrin, lajmi rezultoi me lëshime të shumta dhe në disa dimensione.
Në lajm nuk u përmend mbiemri i deputetës, duke e cituar vetëm si deputetja Haxhiu dhe pa treguar subjektin që përfaqëson ajo. Këto nuk ishin lëshimet e vetme. Lajmi i gjeneruar nga ChatGPT, prezantonte Bujar Osmanin si ministër aktual i Punëve të Jashtme, në vend që të saktësohej që flitej për reagim ndaj ish ministrit Osmani.
Gabimet në gjenerimin e lajmit përmes ChatGPT dhe marrja e lajmit Copy – Paste
Një fenomen tjetër që shoqëron mediat online është edhe kopjimi i pakontrolluar i lajmeve. Në formën Copy Paste, i njëjti lajm u kopjua dhe u shpërnda nga dhjetëra portale, duke bartur gabimet e shumta nga një portal në tjetrin.
Duket që përdorimi i sigurt dhe korrekt të inteligjencës artificiale, do të kërkojë shumë kohë dhe shumë punë.
Në shumë vende të botës, intelegjenca arificiale ka gjetur zbatim në media si një mjet për zbulimin e lajmeve të rreme ose në procesin e arkivimit, por edhe në gjenerimin e informacioneve. Në këto shtete e media, gazetarët ende kryejnë kontroll të cilësisë së informacionit.
Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të kërkuar më mirë motorët e kërkimit në internet ose për të identifikuar gjuhën e urrejtjes, por që gazetarët duhet të kontrollojnë gjithmonë cilësinë e këtij informacioni. Inteligjenca artificiale gjeneruese nuk do të ndryshojëdhe nuk do ta luaj rolin dhe punën e gazetarëve.
Mbështetja në veglat e inteligjencës artificiale për të krijuar dhe shpërndarë lajme pa u verifikuar nga gazetarët mund të çojë në përhapjen e dezinformatave, lajmeve të rreme dhe lajmeve bizare. I tillë është rasti me portalin amerikan të internetit në pronësi të Microsoft, msn.com.
Duke u mbështetur në përdorimin e inteligjencës artificiale, proces për të cilin u pushuan nga puna gazetarë dhe redaktorë, portali publikoi lajme krejtësisht të pasakta, raporte të përcjella nga portalet e vogla pa informacion se kush qëndron pas politikës së tyre editoriale, apo lajme me tituj të papërshtatshëm dhe të çuditshëm. Ish-redaktorët e portalit thonë se kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të kishin qëndruar në procesin e punës, shkruan Portalb, portal që sjellë edhe rregullativat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian deri më tani.
Në Bashkimin Evropian, ekziston një vetëdije se mënyra se si i qasemi inteligjencës artificiale do të përcaktojë botën në të cilën do të jetojmë në të ardhmen, do të ndihmojë në ndërtimin e një Evrope rezistente, kurse njerëzit dhe bizneset do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Komisioni Evropian ka propozuar tre iniciativa ligjore që duhet të çojnë në ndërtimin e një inteligjence artificiale të besueshme: një kornizë ligjore evropiane për inteligjencën artificiale që adreson të drejtat themelore dhe rreziqet e sigurisë, një kornizë për përgjegjësinë civile, përshtatjen e rregullave të përgjegjësisë në epokën digjitale dhe epokën e inteligjencës artificiale dhe rishikimi i legjislacionit të sektorit të sigurisë. Në qershor të vitit 2023,
Parlamenti Evropian miratoi pozicionin negociues për inteligjencën artificiale. Rregullat duhet të sigurojnë që inteligjenca artificiale që është e zhvilluar dhe që përdoret në Evropë të jetë plotësisht në përputhje me të drejtat dhe vlerat e BE-së, duke përfshirë mbikëqyrjen njerëzore, sigurinë, privatësinë, transparencën, mosdiskriminimin dhe mirëqenien sociale dhe ekonomike. Teoricienët e shkencave të komunikimit pohojnë se masmediat marrin formën dhe ngjyrën e strukturave të caktuara shoqërore dhe politike, si dhe rrethanat në të cilat ato funksionojnë.
Çështja se si do të përdoret inteligjenca artificiale duhet të jetë pjesë e trajnimit të gazetarëve dhe punonjësve të medias së ardhshme, e arsimit në përgjithësi, por edhe një synim i aktiviteteve të ndërmarra në një shoqëri për rritjen e shkrim-leximit mediatik tek studentët dhe pjesa tjetër e popullsisë. Ndjekja e parimeve etike do të duhet të jetë një nga parimet mbi të cilat do të bazohet përfshirja e pashmangshme e saj në punë dhe përshtatja e redaksive me trendet e reja. Flaka Media
The post Si ChatGPT sot prodhoi lajmin me shumë gabime, që u bart në shumë portale në gjuhën shqipe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
