Siljanovska: Ambasadori Fërçkovski për votimin e Rezolutës për Srebrenicën duhej të konsultohej edhe me mua, jo vetëm me Osmanin
“Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë Maqedoninë e Veriut, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se ambasadori në OKB është dashur të konsultohet me te, dhe jo vetëm me […] The post Siljanovska: Ambasadori Fërçkovski për votimin e Rezolutës për Srebrenicën duhej të konsultohej edhe me mua, jo vetëm me Osmanin appeared first on InfoShqip.com.
“Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë Maqedoninë e Veriut, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se ambasadori në OKB është dashur të konsultohet me te, dhe jo vetëm me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.
“Në politikën ndërkombëtare ka një kompetencë të përbashkët mes Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Shtetit”, tha presidentja Siljanovska.
Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i zhgënjyer me mënyrën se si ka votuar Maqedonia e Veriut, pasi siç tha ai ka investuar shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me maqedonasit. Rezoluta shpalli gjenocidin serb dhe krimet serbe në Srebrenicë./INA/
The post Siljanovska: Ambasadori Fërçkovski për votimin e Rezolutës për Srebrenicën duhej të konsultohej edhe me mua, jo vetëm me Osmanin appeared first on InfoShqip.com.