Siljanovska Davkova në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit kryesor për krerët e shteteve dhe qeverive, ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Fjalim pati edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Portalb.mk. […]

qershor 12, 2024 - 02:07
 0  5
Siljanovska Davkova në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin
Volodimir Zelenski, Gordana SIljanovska Davkova dhe Olaf Sholz. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit kryesor për krerët e shteteve dhe qeverive, ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Fjalim pati edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Portalb.mk.

Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar.

Në seancë u vlerësua pozitivisht qëndrimi ekzistues i përbashkët evropian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.

Më herët në hapjen e konferencës mori pjesë edhe presidentja Siljanovska Davkova, ku fjalime kishin kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Konferenca është vazhdim i serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Një qëllim kryesor i ngjarjes është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për rindërtimin, reformën dhe modernizimin e Ukrainës.