Siljanovska-Davkova nesër do të marrë pjesë në përvjetorin nga çlirimi i kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Polonisë, me rastin e shënimit të 80-vjetorit nga çlirimi i kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau, në paralagjen e Osviencim, afër Krakovit, njofton Portalb.mk. Siç informuan nga kabineti i presidentes, në komemoracionin që do të mbahet në Qendrën dhe muzeun memorial “Aushvic-Birkenau” më 27 janar […]
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Polonisë, me rastin e shënimit të 80-vjetorit nga çlirimi i kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau, në paralagjen e Osviencim, afër Krakovit, njofton Portalb.mk.
Siç informuan nga kabineti i presidentes, në komemoracionin që do të mbahet në Qendrën dhe muzeun memorial “Aushvic-Birkenau” më 27 janar – Ditën ndërkombëtaretë përkujtimit të viktimave të holokaustit është paraëajmëruar pjesëmarrja e rreth 50 delegacioneve shtetërore nga e gjithë bota, të kryesuar nga shefat e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të lartë qeveritarë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të mbijetuar nga kampi.
Në kuadër të ngjarjes komemorative janë paraparë fjalime përshëndetëse dhe dëshmi të të mbijetuarve, pas çka do të lexohen lutje, do të ndezen qirinj dhe do t’u jepen nderime viktimave të holokaustit.
Në kampin Aushvic, nga ana e nazistët gjermanë janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, ndërsa në vitin 1945 nga kampi janë liruar rreth 7,5 mijë të burgosur të mbijetuar.
Gjatë qëndrimit në Poloni, presidentja do ta vizitojë Universitetin jagellonski në Krakov dhe Lektoratin të gjuhës maqedonase pranë këtij Universiteti, ku do të realizojë takim me maqedonistë polakë dhe sllavistë.