Siljanovska-Davkova: Standardet europiane duhet të respektohen nga të gjithë
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite është takuar me presidentin e Italisë Sergio Mattarella. Pas takimit Davkovka në një dalje për media tha se me presidentin Italian janë dakordësuar që standardet europiane të respektohen nga të gjithë vendet brenda BE-së dhe jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut. Davkovka bëri të […]
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite është takuar me presidentin e Italisë Sergio Mattarella. Pas takimit Davkovka në një dalje për media tha se me presidentin Italian janë dakordësuar që standardet europiane të respektohen nga të gjithë vendet brenda BE-së dhe jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut. Davkovka bëri të ditur se gjatë takimit nga presidenti italian dhe Italia ka kërkuar garanci për të ardhmen tonë politike europiane.
“Kishim takim konstruktiv, diskutuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm, kur flas për bashkëpunimin nuk flas vetëm për shtetin tone por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti vërtetoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë rajonin dhe Maqedoninë e Veriut në çdo drejtim, jo vetëm për integrimin e vendit por edhe në në ekonomi, arsim, culture e mbrojtje. U dakordësuam që standardet europiane të respektohen nga të gjithë vendet brenda BE-së dhe jashtë BE-së siç është Maqedonia e Veriut. Unë kërkova nga presidenti i Italisë dhe nga Italia që të japin garanci për të ardhmen tonë politike europiane. Presidenti tha se është i përgatitur që të qëndrojë pash nesh”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.