Siljanovska e përdori emrin kushtetues / Qytetarët e Maqedonisë para “kushtit të fundit” të ri për negociatat me BE-në
Proceset eurointegruese dhe kushtet të cilat vendi kishte për obligim t’i plotësojë brenda këtyre viteve, ishte tema mbi të cilin foli presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Asamblenë e 79 të OKB-së në Nju Jork. Duke e përdorur emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Davkova rikujtoi për të gjitha kushtet dhe kërkesat për anëtarësim në […]
Proceset eurointegruese dhe kushtet të cilat vendi kishte për obligim t’i plotësojë brenda këtyre viteve, ishte tema mbi të cilin foli presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Asamblenë e 79 të OKB-së në Nju Jork. Duke e përdorur emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, Davkova rikujtoi për të gjitha kushtet dhe kërkesat për anëtarësim në BE dhe siç tha, ende si “Godo” e presim këtë që nga viti 2005 duke na inkurajuar vazhdimisht me premtimet – vetëm edhe ky kusht.
Me simbolikën e simfonisë së papërfunduar, Siljanovska tha se BE nuk mund të jetë e plotë pa anëtarësimin e Maqedonisë. Edhe pse nuk e përmendi Bullgarinë në mënyrë të drejtpërdrejtë për vendosjen e kushteve dhe bllokadave, tha se zgjerimi duhet të jetë i lidhur drejtpërsëdrejti me kriteret e meritokracisë.
Presidentja Siljanovska në Nju Jork në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë të Përgjithshme të KB-së, zhvilloi takim me përfaqësuesin e lartë të Stejt departamentit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof ku ka shprehur pritshmëri për përkrahje nga SHBA-të për fillim të shpejtë të negociatave me BE-në. Kasanof tha se SHBA-të mbeten përkr