Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në takimin e saj me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar se vendi nuk duhet të jetë dëm kolateral i vetove The post Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 13:00
 0  3
Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në takimin e saj me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar se vendi nuk duhet të jetë dëm kolateral i vetove dhe bilateralizimit në procesin e integrimit evropian, transmeton Flaka

Sipas njoftimit nga Kabineti i saj, Siljanovska-Davkova ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj agjendës reformuese për të arritur standardet evropiane, duke nënvizuar se kriteret e Kopenhagës duhet të jenë kushtet e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Vetëm me vullnet të mirë, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, mund të zgjidhen keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” u shpreh presidentja.

Ajo shtoi se negociatat për historinë, kulturën dhe gjuhën nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, duke i cilësuar si mohim i identitetit kombëtar dhe kulturor si dhe i dinjitetit të qytetarëve.

Presidentja përsëriti se përparimi në integrimin evropian duhet të matet me përmbushjen e reformave dhe jo me kushte që cenojnë të drejtën për vetëidentifikim. Flaka Media

The post Siljanovska në Bruksel: Nuk pranojmë negociata mbi identitetin dhe gjuhën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .