Sindikatat kërkuan 450 euro rrogë minimale, ministri Durmishi premtoi që kjo kërkesë do të shqyrtohet në KES

Ministri për Ekonomi dhe Punë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar se në takimin e parë të Këshillit ekonomik-social do të diskutohet për kërkesën e sindikalistëve për rritjen e rrogës minimale në 100 ditët e para të Qeverisë së re, transmeton Portalb.mk. Durmishi ka theksuar se do të organizohet dialog i hapur rreth kërkesës së sindikalistëve për […]

Korrik 4, 2024 - 21:00
 0  5
Sindikatat kërkuan 450 euro rrogë minimale, ministri Durmishi premtoi që kjo kërkesë do të shqyrtohet në KES
Denarë, foto nga Meta.mk

Ministri për Ekonomi dhe Punë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar se në takimin e parë të Këshillit ekonomik-social do të diskutohet për kërkesën e sindikalistëve për rritjen e rrogës minimale në 100 ditët e para të Qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

Durmishi ka theksuar se do të organizohet dialog i hapur rreth kërkesës së sindikalistëve për të rritur rrogën në 450 euro që në 100 ditët e para të Qeverisë.

Sindikalistët para zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 8 maj, kanë kërkuar nga Qeveria e ardhshme disa kërkesa, si kërkesa për rroga minimale të jetë 450 euro brenda 100 ditëve të para të qeverisë, pagesa për shujta për të gjithë punëtorët në vlerë sa 20 % i rrogës mesatare, mbulimi i shpenzimeve për transport.

Ndryshe, rroga mesatare mujore neto për të punësuar gjatë muajit prill 2024 ishte 41 085 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto ishte 61 703 denarë.

Në Ministrinë e Ekonomisë do të kryhet revizion që nga viti 2015 e këndej për të parë se si ka punuar pushteti paraprak. Këtë mes tjerash sot (4 korrik) e njoftoi ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.