Dhjetëra raste të “turbullta” dhe “të paqarta” gjatë muajit qershor në Maqedoninë e Veriut, raportoi Transparensi Interneshënëll-Maqedoni
Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit, i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, “të turbullta” dhe “të qarta”, transmeton MIA. Në raste “të qarta” Transparensi Interneshënëll-Maqedoni i cekë reagimet nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin e Republikës së […]
Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit, i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, “të turbullta” dhe “të qarta”, transmeton MIA.
Në raste “të qarta” Transparensi Interneshënëll-Maqedoni i cekë reagimet nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mungesën e procesit konsultativ për ndryshim të Ligjit sistematik për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore dhe rastin me inspektorin e MPB-së i cili u akuzua për falsifikim të dokumenteve dhe punë të pandërgjegjshme.
Transparensi Interneshënëll-Maqedoni në kumtesë, në raste “të turbullta” i vlerëson raportin e Ministrisë së Kulturës për ngjarjet në Agjencinë për film, nga KSHPK për rreth 80 lëndë të vjetruara për funksionarë të cilët as nuk kanë paraqitur fletë anketuese, as nuk kanë paguar gjobë, për atë se Antikorrupsioni do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili në mënyrë të paligjshme i shkarkoi drejtorët në Toksikologji dhe Kardiokirurgji, për kryetarin e komunës i cili e kishte avancuar bashkëshorten nga vendi i punës – bashkëpunëtore, në këshilltare në komunë, si dhe anketën e Odës ekonomike “Pushteti qendror dhe lokal kanë kërkuar ryshfet nga biznesi privat”.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut është në vendin e 76-të nga 180 vende sipas Indeksit të publikuar të Perceptimit të Korrupsionit, i cili botohet çdo vit nga Transparency International. Me 42 pikë, në një shkallë ku 0 është më i korruptuari dhe 100 është më pak i korruptuari, vendi ngjitet me dy vende në krahasim me raportin e vitit 2022.
Kujtojmë se korrupsioni në Maqedoni është kritikuar edhe në raportin e Komisioni Evropian të 8 nëntorit 2023. Situata me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.