Situata e sigurisë në vend, Kurti e Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas. Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, si dhe për situatën e sigurisë në vend. […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, si dhe për situatën e sigurisë në vend.
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë. Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.