“S’jam në arrati, s’kam gisht në këtë ngarje”, vjen reagimi i Noizyt pasi po kërkohet nga Policia e Kosovës

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është deklaruar pasi Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim atë dhe Bahtjar Bajraktarin për “lëndim të rëndë trupor”. Ai së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë. Noizy e ka quajtur të […]

gusht 6, 2024 - 23:30
 0  6
“S’jam në arrati, s’kam gisht në këtë ngarje”, vjen reagimi i Noizyt pasi po kërkohet nga Policia e Kosovës

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është deklaruar pasi Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim atë dhe Bahtjar Bajraktarin për “lëndim të rëndë trupor”.

Ai së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.

Noizy e ka quajtur të padrejtë denoncimin ndaj tij dhe ka thënë se “nuk kam gisht fare”.

“Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka theksuar se nuk është në arrati dhe se po ndjek rrugën ligjore. Ka shtuar se do ta sqarojë ngjarjen ku, siç ka thënë ai, është viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk ka lidhje me të.

“Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrsesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë më tutje.

https://www.instagram.com/p/C-VFT_4I1Od/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a7e4441-92d9-4411-8070-e5867f247b6d