“Sjellja e BDI-së ka ndikuar keq në rejtingun e LSDM-së”, thotë Petrovska dhe kërkon ribrendim të LSDM-së
LSDM-së i nevojitet ribrendim që do të thotë ndryshim i një pjese të madhe të udhëheqjes, mënyra e veprimit, por edhe kthimi ose dhënia e simboleve të reja të partisë. Këtë në Daily Click e tha Sllavjanka Petrovska, kandidate për kryetare të LSDM-së, duke folur për planet dhe idetë për ngritjen e partisë. Sipas saj […] The post “Sjellja e BDI-së ka ndikuar keq në rejtingun e LSDM-së”, thotë Petrovska dhe kërkon ribrendim të LSDM-së appeared first on InfoShqip.com.
LSDM-së i nevojitet ribrendim që do të thotë ndryshim i një pjese të madhe të udhëheqjes, mënyra e veprimit, por edhe kthimi ose dhënia e simboleve të reja të partisë. Këtë në Daily Click e tha Sllavjanka Petrovska, kandidate për kryetare të LSDM-së, duke folur për planet dhe idetë për ngritjen e partisë. Sipas saj me rëndësi kyçe është që të riaktivizohen edhe anëtarët e mëparshëm lojal dhe me përvojë, të cilët janë margjinalizuar padrejtësisht.
Për gjendjet në LSDM, dje në shënimin e 34 vjetorit nga formimi i VMRO-DPMNE-së, foli edhe mandatari Hristijan Mickoski i cili tha se asnjëherë nuk do të lejojë që partia e tij të bëhet si partia e socialdemokratëve të cilët iu nënshtruan BDI-së.
Në një farë mënyre Petrovska e pranoi këtë duke thënë se sjellja e BDI-së dhe mos reagimi i LSDM-së kanë kontribuuar për mendimin në opinion.
Kongresi zgjedhor i LSDM është caktuar për më 30 qershor, ndërsa përveç Petrovskës, kandidatë të tjerë për kryetar të partisë janë edhe Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Pas rezultatit më të keq të partisë me 18 mandate të fituara, nga funksioni kryetar i LSDM-së dorëheqjen e tij e dorëzoi Dimitar Kovaçevski.
The post “Sjellja e BDI-së ka ndikuar keq në rejtingun e LSDM-së”, thotë Petrovska dhe kërkon ribrendim të LSDM-së appeared first on InfoShqip.com.