Snopçe i quan aktor me maska ish-bashkëpartiakët që tani janë pjesë e “Frontit Evropian”

Në debatin për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, Selës apo Taravarit është përfshirë edhe deputeti i zëshëm, Halil Snopçe. “Kur i lexoj reagimet dhe statuset nga pala e ish bashkëpartiakëve nga Aleanca për Shqiptarët dhe që tani janë pjesë e Frontit Europian, atëherë më vjen keq që në një periudhë të caktuar […] The post Snopçe i quan aktor me maska ish-bashkëpartiakët që tani janë pjesë e “Frontit Evropian” appeared first on InfoShqip.com.

gusht 23, 2024 - 23:00
 0  6
Snopçe i quan aktor me maska ish-bashkëpartiakët që tani janë pjesë e “Frontit Evropian”

Në debatin për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, Selës apo Taravarit është përfshirë edhe deputeti i zëshëm, Halil Snopçe.

“Kur i lexoj reagimet dhe statuset nga pala e ish bashkëpartiakëve nga Aleanca për Shqiptarët dhe që tani janë pjesë e Frontit Europian, atëherë më vjen keq që në një periudhë të caktuar të veprimtarisë politike paskam qenë pjesë e një teatri falco ku një pjesë të bashkëaktorëve paskan qenë me maska, ndërsa unë jam munduar të luaj me fytyrën time të vërtetë”, thotë Snopçe në reagimin e tij.

“Nuk do kthehem të komentoj vërtetësinë dhe realitetin në lidhje me historikun e legjitimitetit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët sepse gjithë e dimë.

Unë jam nga ato që e di më së miri.

Por, këtu vetëm do të shkruaj një thënie që thotë:

E vërteta është si Luani.

Nuk ka nevojë ta mbrosh.

Lëre që të humb, por përsëri ajo vet e mbron veten”, mbyllet reagimi i Snopçes.

The post Snopçe i quan aktor me maska ish-bashkëpartiakët që tani janë pjesë e “Frontit Evropian” appeared first on InfoShqip.com.