Drama në familje, babë e birë ndërruan jetë në të njejtën ditë!
Babë e birë nga familja Fazliu nga Shkupi ndërruan jetë po të njejtën ditë, raporton televizioni Klan M. Babai në moshë kishte ndërruar jetë në vend të punës, por djali 35 The post Drama në familje, babë e birë ndërruan jetë në të njejtën ditë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Babë e birë nga familja Fazliu nga Shkupi ndërruan jetë po të njejtën ditë, raporton televizioni Klan M.
Babai në moshë kishte ndërruar jetë në vend të punës, por djali 35 vjec i cili po vuante dënimin me burg në Idrizovë shkaku se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit i mllefosur kishte thyer dritaren dhe si pasojë kishte prerë dorën dhe nga gjakderdhja rrugës për në spital ka ndërruar jetë. I njejti dje është varrosur.
Familjarët të kapluar nga dhimbja e dyfishtë sot nuk pranuan të flasin para kamerave.
Heshtje edhe të Agjencia për zbatimin e sanksioneve të cilët i pyetëm pse tani më të ndjerit Fazliu nuk iu lejua të merte pjesë në varrimin e prindit të tij.
Dy ditë më herët nga burgu I idrizovës kishin njoftuar opinionin vetëm se një 35 vjecar me inicjalet D.F ka ndrruar jetë si pasojë e lëndimëve që ka mar pas thyerjes së dritares në dhomën e vizitave. Duke mos dhën detaje tjera se si erdhi deri te ky moment.
Sic rrëfyen pas kamerave familjarët e të ndjerit D.F në momentin kur ka ndodhur incidenti në vizitë tek ai kanë qëndruar motrat e tij që kanë shkuar për ta ngushluar për vdekjen e prindit. Madje ata thonë se reagimi I policisë së bururt pas incidentit ka qenë I vonuar dhe rrugës për spital D.F ka ndërruar jetë.
Ndryshe menjëherë pas njoftimit se ka ndrruar jetë prindi I tij tanimë I ndjeri D.F përmes avokatit mbrojtës ka kërkuar leje që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit por ajo leje nuk ju dha.
Klan Maqedoni kontaktoi numrin zyrtarë të vendosur në web faqen e Agjencisë për Zbatimin e Sanksioneve, nga aty na thanë që pyetjen tua dërgojmë zyrtarisht përmes e-mailit, një gjë të tillë edhe e bëmë por megjithatë përgjigje ende nuk kemi marrë.
Mes tjerash ato na thanë se përgjigje do të na dërgojnë në momentin kur të konfirmojnë nëse për personin e lartë përmendur leje ka kërkuar burgu i Idrizovës.
Ndryshe, juristët e kontaktuar nga Klan Maqedoni thonë se institucioni përgjegjës për lirimin e përkohshëm të të dënuarve në raste të jashtëzakonshme është Agjencioni për Zbatim të Sanksioneve në RMV.
Kush e vrau D.F djalin e vetëm të familjes Fazliu dhe a do të mbajë dikush përgjëgjësi ngelet të shohim. /tvklan.mk
The post Drama në familje, babë e birë ndërruan jetë në të njejtën ditë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .