Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, ka akuzuar deputeten e “Frontit Evropian” Ilire Dauti se vazhdon me avazin e manipulimit. “Ka nxjerr një listing të votimit ku ajo, Rina Hajdari dhe Remzi Memedi, paskan qenë kundër, ndërsa unë nuk paskam votuar. Në atë listing, po qe se nxiren emrat e të gjithë deputetëve, do […]

Korrik 20, 2024 - 03:30
 0  6
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, ka akuzuar deputeten e “Frontit Evropian” Ilire Dauti se vazhdon me avazin e manipulimit.

“Ka nxjerr një listing të votimit ku ajo, Rina Hajdari dhe Remzi Memedi, paskan qenë kundër, ndërsa unë nuk paskam votuar. Në atë listing, po qe se nxiren emrat e të gjithë deputetëve, do të shihet se edhe Ali Ahmeti, edhe Ziadin Sela, edhe të gjithë deputetët e tjerë të frontit, kanë qenë kundër. Por ai listing nuk është listingu i votimit të rendit të ditës. Është listing tjetër. Edhe njëherë: Rendin e ditës ku përveç ligjit për “branitellat” që ishte pika e shtatë e rendit të ditës, ishte edhe propozimi i shkarkimit të ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti si pikë e parë e rendit të ditës, e kanë votuar të gjithë deputetët e Frontit. Jo vetëm Ilire Dauti, por edhe Ziadin Sela, edhe Ali Ahmeti, edhe Menduh Thaçi. Ndërsa Halil Snopçe ka qenë kundër.
Po të ishte ashtu siç shkruan dhe manipulon Ilire Dauti, atëherë nuk do të diskutohej edhe shkarkimi i ministrave”, ka shkruar Snopçe duke publikuar edhe linkun e listingut të votimit.

https://www.sobranie.mk/detali-na-glasanje.nspx?votingDefinitionId=639c04ef-4142-4974-a36f-104cdaed2001&agendaItemId=0&sittingId=8e936f25-618f-4527-b12d-e37e10cd5d00