Snopçe: Kushtetuta është kushtetutë. Nuk ka logjikë që maqedonasit të votojnë ndryshe e shqiptarët ndryshe!
“Dënojmë vazhdimin e seancës në përbërje monoetnike”, kështu tha Bujar Osmani nga BDI të cilën e komentoni Halil Snopce nga VLEN, që sic tha, nuk e di se çka është The post Snopçe: Kushtetuta është kushtetutë. Nuk ka logjikë që maqedonasit të votojnë ndryshe e shqiptarët ndryshe! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Dënojmë vazhdimin e seancës në përbërje monoetnike”, kështu tha Bujar Osmani nga BDI të cilën e komentoni Halil Snopce nga VLEN, që sic tha, nuk e di se çka është legjitime dhe çka jo, por gjykatësit maqedonas nuk mund të votojnë ndryshe e ata shqiptarë ndryshe. Snopce tha se, kushtetuta është kushtetutë dhe nuk mund të definohet ndryshe.
I ftuar në Daily Click, deputeti I VLEN, Halil Snopçe tha se, e kishin të qartë se sot nuk do të ndodhte asgjë që siç tha, edhe Gjykata Kushtetuese nuk mori ndonjë vendim, përcjell TV21. Snopçe tha se BDI aktroi dhe bëri një aktrim të keq.
“Me ishim të qartë në pozicionet tona se kur ma pyesin se çka do të ndodhte në këtë ditë, ne thamë se nuk do të ndodhe asgjë. Në fakt edhe nuk ndodhi asgjë, Gjykata Kushtetuese nuk solli vendim ashtu siç e proklamonin të tjerët, ashtu siç aktronin me teatër të keq, se këtë të BDI bënin teatër të keq që nuk i ngjason teatrit”, tha Snopçe.
The post Snopçe: Kushtetuta është kushtetutë. Nuk ka logjikë që maqedonasit të votojnë ndryshe e shqiptarët ndryshe! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .