Socialdemokrati gjerman Klingbeil: Interesi i Gjermanisë dhe BE-së është të zgjerojnë Evropën

Procesi i zgjerimit është një nga përgjigjet në pyetjen se si Evropa mund të bëhet një aktor më i madh gjeopolitik, tha dje Lars Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate në pushtet të Gjermanisë, i cili erdhi për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Klingbeil është kryetari i parë i kësaj partie gjermane […]

shkurt 10, 2024 - 17:00
 0  3
Socialdemokrati gjerman Klingbeil: Interesi i Gjermanisë dhe BE-së është të zgjerojnë Evropën
Lars Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate në pushtet të Gjermanisë. Foto: Fondacioni Fridrih Ebert - zyra në Shkup

Procesi i zgjerimit është një nga përgjigjet në pyetjen se si Evropa mund të bëhet një aktor më i madh gjeopolitik, tha dje Lars Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate në pushtet të Gjermanisë, i cili erdhi për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Klingbeil është kryetari i parë i kësaj partie gjermane që bën një vizitë zyrtare në vend dhe deklarimin e ka bërë në panelin “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Ai tha se interesi i Gjermanisë dhe i gjithë Bashkimit Evropian është zgjerimi i Evropës dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor “janë shumë të rëndësishme që integrimi të jetë i plotë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të disa partive dhe lëvizjeve socialdemokrate nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, theksoi se BE-ja është alternativa e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PSE), Radmila Shekerinska, tha se partia ishte gjithmonë në favor të zgjerimit të BE-së dhe se zëri dhe pjesëmarrja e grave duhet të jetë udhëheqëse në proces.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Kosi, tha se të gjitha partitë të majta nga rajoni janë parti evropiane me ide të mira. Ai theksoi se mbështesin iniciativat si Ballkani i Hapur, të cilat krijojnë liri më të madhe lëvizjeje dhe bashkëpunim më të ngushtë ekonomik.

Në këtë aktivitet morën pjesë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë Dragana Rakiq, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PSP) Dragan Gjilas, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Ivan Vujovic, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi Ivan Vukoviq, sekretari ndërkombëtar i partisë politike Lëvizja Vetëvendosje Hajrula Çeku dhe nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës Lana Prliq.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.