Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it
Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot në ora 14 do të nisin takimin e parë për formimin e Qeverisë së Re, njofton INA. Siç bëhet e ditur në takimin e parë që do të zhvillohet në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, por e dhe fushat për […] The post Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it appeared first on InfoShqip.com.
Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot në ora 14 do të nisin takimin e parë për formimin e Qeverisë së Re, njofton INA.
Siç bëhet e ditur në takimin e parë që do të zhvillohet në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, por e dhe fushat për harmonizimin e programit të Qeverisë së ardhshme.
Ekipi i VMRO-DPMNE-së është i përbërë në nivel nënkryetarësh: Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska-Koçovska dhe Timço Mucunski.
Ndërsa, ekipi i koalicionit VLEN do të përbëhet nga: Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike, Adnan Azizi nga Lëvizja Besa dhe Bashkim Murtezi nga Alternativa.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditë pas zgjedhjeve zhvilloi takimin e parë me krerët e koalicionit VLEN në selinë e këtyre të fundit pranë sheshit “Skënderbeu”. Pas këtij takimit u njoftua se dyja palët janë dakorduar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për Qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
The post Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it appeared first on InfoShqip.com.