Ndërroi jetë profesori Nexhmedin Saliu nga fshati Hotël i Kumanovës
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të shkollës së mesme teknike në Kumanovë, z. Nexhmedin Saliu, nga fshati Hotël”, kanë shkruar banorët e fshatit në njoftimin mortor. “Z. Nexhmedin Saliu ishte një figurë e respektuar, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij të madh në fushën e arsimit. Gjatë viteve […]
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të shkollës së mesme teknike në Kumanovë, z. Nexhmedin Saliu, nga fshati Hotël”, kanë shkruar banorët e fshatit në njoftimin mortor.
“Z. Nexhmedin Saliu ishte një figurë e respektuar, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij të madh në fushën e arsimit. Gjatë viteve të tij si drejtor, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijoi mundësi për breza të tërë të rinjsh për të ndjekur arsimimin e tyre. Me vullnetin dhe përkushtimin e tij, ai la pas një trashëgimi që do të mbahet mend gjatë në zemrat e të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, ditë e Premte, pas namazit të Xhumasë”, shkruajnë banorët.