Sot takimi i procesit të Bërdo Brionit, Osmani përfaqëson Kosovën

Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit. Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani. E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq. Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij […]

tetor 8, 2024 - 09:00
 0  7
Sot takimi i procesit të Bërdo Brionit, Osmani përfaqëson Kosovën
sot-takimi-i-procesit-te-berdo-brionit,-osmani-perfaqeson-kosoven

sot-takimi-i-procesit-te-berdo-brionit,-osmani-perfaqeson-kosoven

Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit. Nga Kosova merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani.

E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq. Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.

Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Procesi Bërdo- Brionit është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nismë u inicua në vitin 2013 nga presidentët e atëhersh, ai slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Siç u njoftua nga kabineti i presidentit malazez, në këtë takim do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Do të mbahet edhe konferencë për media në të cilën do të flasin presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc- Musar dhe presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq.