Sot vazhdon gjyqi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në seancën e fundit dëgjimore përfundoi dëshmia e të pandehurit Ljupço Palevski, i cili mohoi krimet e dhunshme dhe deklaroi se motivi i vrasjes ishte i palogjikshëm dhe i pavërtetuar. Në seancën e sotme pritet të përfundojë procedura e provave […]

maj 16, 2025 - 12:00
 0  4
Sot vazhdon gjyqi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në seancën e fundit dëgjimore përfundoi dëshmia e të pandehurit Ljupço Palevski, i cili mohoi krimet e dhunshme dhe deklaroi se motivi i vrasjes ishte i palogjikshëm dhe i pavërtetuar. Në seancën e sotme pritet të përfundojë procedura e provave dhe të fillojë shqyrtimi i provave shtesë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë marrjes në pyetje, Palevski shprehu bindjen e tij se i gjithë procesi ishte përndjekje politik kundër tij. Lidhur me motivin e vrasjes, Palevski i mohoi të gjitha akuzat, duke theksuar se nuk ka prova që mbështesin pretendimet e prokurorisë.

Paraprakisht, përveç Palevskit dhe disa dëshmitarëve të Prokurorisë, u mor në pyetje edhe babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të pandehurit e tjerë. I pandehuri Velibor Manev shpjegoi rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se organizatori kryesor ishte Ljupço Palevski. Bore Videvski mohoi pjesëmarrjen e tij në ngjarje, ndërsa Vlatko Keshishev tregoi se për to, pasi kryesisht i ishte dhënë detyra e vëzhgimit.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.