Spahiu: Të hapet Ambasada e Kosovës në Serbi, pastaj Asociacioni

Sipas njohësit të çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar dhe nuk ka më vend për negociata të reja. Ai thekson se tashmë mbetet vetëm zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. ‘’Dialogu Kosovë-Serbi është kryer. Janë kryer negociatat, ka mbetur vetëm

shkurt 23, 2025 - 10:00
 0  4
Spahiu: Të hapet Ambasada e Kosovës në Serbi, pastaj Asociacioni
spahiu:-te-hapet-ambasada-e-kosoves-ne-serbi,-pastaj-asociacioni

spahiu:-te-hapet-ambasada-e-kosoves-ne-serbi,-pastaj-asociacioni


Sipas njohësit të çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar dhe nuk ka më vend për negociata të reja. Ai thekson se tashmë mbetet vetëm zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

‘’Dialogu Kosovë-Serbi është kryer. Janë kryer negociatat, ka mbetur vetëm të implementohet ajo çfarë është marrë vesh mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti’’, tha Spahiu për FrontOnline.

Spahiu vlerëson se pjesa më e rëndësishme e një marrëveshjeje është implementimi i saj, pasi që, siç thotë ai, një marrëveshje e pa zbatuar mbetet thjesht një dokument në letër. Ai argumenton se Kosova nuk duhet të pranojë më që të përmbushë detyrimet e saj pa garanci për zbatimin e plotë dhe të njëkohshëm të të gjitha pikave të dakorduara.

Një nga pikat kyçe të marrëveshjes, sipas Spahiut, është hapja e ambasadave apo misioneve të përhershme diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Nga ana tjetër, Serbia kërkon që fillimisht të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston që të hapen ambasadat. Sipas tij, kompromisi i vetëm i pranueshëm do të ishte realizimi i këtyre dy hapave në të njëjtën ditë.

‘’Serbia insiston që një herë të bëhet Asosacioni pastaj shohim në ndërkohë që Kosova natyrshëm insiston që të hapen misionet e përhershme diplomatike, pra ambasadat e Kosovës në Serbi e Serbisë në Kosovë e pastaj të bë bëhet Asosacioni’,’ tha Spahiu.