Spiropali–Thaçi: Bashkëpunim për integrimin evropian dhe stabilitetin rajonal
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi. Gjatë takimit u The post Spiropali–Thaçi: Bashkëpunim për integrimin evropian dhe stabilitetin rajonal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset integruese evropiane, si dhe çështje me interes të përbashkët për shqiptarët në rajon dhe më gjerë.
Ministrja Spiropali theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe politik në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal dhe avancimit të proceseve eurointegruese, duke nënvizuar mbështetjen e Shqipërisë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana e tij, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe theksoi nevojën për koordinim më të madh politik në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.
“Të ardhmen e shohim në Bashkimin Evropian, përmes stabilitetit politik, dialogut dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve,” u shpreh Thaçi.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të paqes, zhvillimit dhe integrimit evropian. Gazeta Flaka
The post Spiropali–Thaçi: Bashkëpunim për integrimin evropian dhe stabilitetin rajonal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .