Stevço Jakimovski u dënua me tre vjet e gjysmë burg
Gjykata Themelore Penale në Shkup e dënoi me tre vjet e gjysmë burg kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski në lidhje me ndërtimin e objektit administrativ të Komunës, transmeton Portalb.mk. Gjykata e dënoi Jakimovskin për dy vepra – ndërtim pa leje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjykata e dënoi me një vit burg për […]


Gjykata Themelore Penale në Shkup e dënoi me tre vjet e gjysmë burg kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski në lidhje me ndërtimin e objektit administrativ të Komunës, transmeton Portalb.mk.
Gjykata e dënoi Jakimovskin për dy vepra – ndërtim pa leje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjykata e dënoi me një vit burg për ndërtimin e paligjshëm të objektit komunal dhe tre vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Duke qenë se i pandehuri S.J po gjykohet njëkohësisht për dy vepra penale, Gjykata pasi paraprakisht ka caktuar dënimet për secilën vepër veç e veç, ka shqiptuar një dënim të vetëm prej 3 vjet e 6 muaj për të dyja veprat. Në dënimin e shqiptuar me burg për të pandehurin përfshihet edhe koha e mbajtur në arrest shtëpiak”, thuhet nga Gjykata Themelore Penale Shkup.
Stevço Jakomivski është kryetar aktual i Komunës Karposh në Shkup. Jakimovski ishte edhe kandidat për kryetar shteti në zgjedhjet e fundit presidenciale (2024). Jakimovski është gjithashtu i përfshirë në të a.q. Lista e zezë amerikane.