Dy ekipet e Ligës së Parë do të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë

Sot u zhvilluan dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku u kuptuan dy finalistët që do të garojnë për Kupën e RMV-së, transmeton Portalb.mk. Struga përmes një barazimi më Shkëndijën, sot arriti të kualifikohet për në finale, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar kundër Shkëndijës me rezultat […]

Prill 23, 2025 - 20:00
 0  5
Dy ekipet e Ligës së Parë do të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë
Stadiumi i futbollit në Shkup. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Sot u zhvilluan dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku u kuptuan dy finalistët që do të garojnë për Kupën e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Struga përmes një barazimi më Shkëndijën, sot arriti të kualifikohet për në finale, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar kundër Shkëndijës me rezultat 1-2.

Kundërshtari i Strugës në finale do të jetë Vardari. Ky ekip arriti të luan baraz (1:1) kundër Akademisë Brera, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar, 3:0.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.

Në vitin 2024 në garën për Kupën e Maqedonisë, Tikveshi në finale ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.