Stoilkovski: Negociatat me “VLEN-in” janë në fazë të avancuar, por nuk ka marrëveshje përfundimtare

Procesi negociuese për përbërjen e qeverisë së re bazohet në parime, para së gjtihasht, me theks në procesin eurointegrues, luftën kundër korrupsion dhe krimit dhe reformat ekonomike, tha sot zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoilkovski në konferencë për media, transmeton Portalb.mk. “Ajo që mund ta them tani për tani është se procesi negociuese bazohet […]

maj 25, 2024 - 18:00
 0  5
Stoilkovski: Negociatat me “VLEN-in” janë në fazë të avancuar, por nuk ka marrëveshje përfundimtare
Takohen VMRO dhe VLEN. Foto: Printscreen nga video live në profilin në Facebook të Arben Taravarit

Procesi negociuese për përbërjen e qeverisë së re bazohet në parime, para së gjtihasht, me theks në procesin eurointegrues, luftën kundër korrupsion dhe krimit dhe reformat ekonomike, tha sot zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoilkovski në konferencë për media, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që mund ta them tani për tani është se procesi negociuese bazohet në principe, para së gjithash, në procesin eurointegrues, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nga nevoja për reforma të caktuara për zhvillim të përshpejtuar ekonomike”, tha Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë me negociatat me partnerët qeveritar.

Stoilkovski shtoi se, në këtë kontekst VMRO – DPMNE ka kujdes edhe në zgjedhjet personale që ofrohen në negociatat koalicionuese, me çka nuk duhet të jenë të komprometuar në çfarë do lloj mënyre dhe të jenë të përkushtuar ndaj punës dhe reformave që do të vijojnë.

“Tani për tani ajo që mund të thuhet është se negociatat janë në fazë avancuese, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtirisht kur do të mund të kumtohet nuk do të publikojmë asnjë detaj. Po bisedohet edhe për resor të cilët janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishmja është që ata t’i pranojnë principet e qeverisë dhe përcaktimet e përgjithshme programore”, deklaroi Stoilkovski.

Ai tha se, në negociata i kushtohet vëmendje edhe cilësisë së vet ndarjes dhe numrit të deputetëve që VMRO – DPMNE ka fituar për këtë përbërje parlamentare.

Koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DPMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koalicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 14.