Stresi lajmërohet edhe njëher nga arratia

Reperi i njohur Stresi, i cili ende ndodhet në arrati i është drejtuar sërish rrjeteve sociale për të reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të Medi Isenit, për të cilin është arrestuar më herët reperi tjetër Noizy dhe DJ Crax. Stresi është shprehur i indinjuar se po shfrytëzohet arrestimi i dy artistëve për të […]

gusht 9, 2024 - 22:00
 0  6
Stresi lajmërohet edhe njëher nga arratia

Reperi i njohur Stresi, i cili ende ndodhet në arrati i është drejtuar sërish rrjeteve sociale për të reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të Medi Isenit, për të cilin është arrestuar më herët reperi tjetër Noizy dhe DJ Crax.

Stresi është shprehur i indinjuar se po shfrytëzohet arrestimi i dy artistëve për të shfryrë inatin ndaj tyre, ndërsa theksoi se ende nuk e kupton se mbi çfarë bazash mbahen ende në burg kolegët e tij dhe ai ësthë i detyruar të qëndrojë në arrati.

Ai thekson se nuk ka asnjë pamje që provohet se kanë ushtruar dhunë dhe nuk ka pasur asnjë dëshmitar apo hetim.

Sa i përket akuzës nga i dhunuari Iseni se Stresi ka qenë i armatosur, reperi shprehet se nuk ka pasur drejt kujt të gjuajë, pasi “plumbi do burrë se lloj lloj plehre ta flliq”.

Sakaq, ai përmbylli mesazhin e tij duke paralajmëruar se Noizy dhe DJ Crax do të dalin shpejt, por kjo ngjarje do të “mbetet arrë në fyt”.

Deshira per vanitet eshte boshllek shpirteror te cilin nuk ka pushtet as pare qe ta mbush…
Ty , atij, asaj e gjithe soj-sorollopit te juj qe po shfrytezoni rastin me u klikue e me u permende neper “ hazer-xhevap” sot ndjej me te vertete dhimbje e keqardhje per ju!
Karrikja eshte per te ulur ndaj vihet b…ne te se po te vihej kryet pak njerez do uleshin aty.
Ju erdhi rasti me shfrytezue arrestimin e dy artisteve me shfry inatin qe paskeni pase me ne …. Akoma nuk e kuptoj mbi ç baze, prove a hamendesim mbahen ende ne burg Noizy dhe DJ Crack….? Pse u dashka une te rri ne arrati?
Sa marre tek lexoj fjalen “ ekstradim” per ne Kosove!!!!
Nuk ekziston asnje pamje ku provohet qe kemi ushtruar dhune. Nuk u hetua as nuk u pyet Asnje deshmitar, ju mjaftoi fjala e nje langaraqi …Madje tani po e kuptoj qe gjithe ky inskenim paska qene nje pakt mes djallit dhe poshtersise suaj per te hedhe balte mbi ne.
Njerzit shiten lire, kam degjuar te jene paguar gazetare me shume pak lek per te bere tituj kundra meje, u keni dhene hapsira lloj lloj laperi per te qelbe studiot tuaja kundra nesh ne emer te zerit te lire!!!
Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me
te thene te drejten nese do ishin plumat prej m… shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni.
Duke dashur te na demtoni na bete me te fort edhe na i hapet syte me kuptue shume!
Sajoni kercenime, e flisni ne emer te vendosjes se rendit pa rend perversa tik-toku .
Noizy dhe Crack do dalin shpejt, po kjo ngjarje do ju mbet arre ne fyt dhe do ta keni veshtire ta kaperdini.
Ra ky mort e pame shkruante Kadare…..