Stresi paralajmëron rezistencë ndaj policisë nëse ja mësyjnë shtëpisë së tij, ministren Haxhiu e quan ‘zdralicë’

Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke u larë në bregdet. Megjithatë, reperi nuk ka bërë të ditur se cilës kohë i përket videoja, duke lënë ndjekësit e tij në dilemë për […]

gusht 8, 2024 - 20:00
 0  5
Stresi paralajmëron rezistencë ndaj policisë nëse ja mësyjnë shtëpisë së tij, ministren Haxhiu e quan ‘zdralicë’

Reperi i njohur shqiptar Stresi, i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është lajmëruar sërish nga arratia. Kësaj radhe, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke u larë në bregdet.

Megjithatë, reperi nuk ka bërë të ditur se cilës kohë i përket videoja, duke lënë ndjekësit e tij në dilemë për vendndodhjen e tij të saktë.

Stresi është në kërkim nga autoritetet për përfshirjen e tij në një konflikt që ndodhi ditë më parë jashtë një diskoteke në Pejë.

Ndërsa reperi vazhdon të sfidojë ligjin, Policia e Kosovës mbetet në ndjekje të tij për të sjellë drejtësinë për incidentin e përfolur.

Në reagimin e fundit Stresi ka shkruar se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ai madje ka kërcënuar Eurofast se nuk do të rri duarkryq nëse kjo njësi ja mësynë shtëpisë së tij.

“Eurofast kujdes mos i hypni kalit mbrapsht ju sugjeroi mos u afroni se do bohet nami kaq po ju them”, ka shkruar Stresi në reagimin e tij të fundit.

Ai ka pas kritika të ashpra ndaj ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiut.

Madje nuk ka kursyer fryrjet ndaj saj duke e quajtur ‘zdralicë’. /ORAinfo/

Reagimin e plotë të Stresit e gjeni me poshtë: