Vlera marramendëse e bizhuterive të Kim Kardashian në gjyqin e saj në Paris!
Kim Kardashian ka dëshmuar së fundmi në gjyqin kundër dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e armatosur prej 10 milionë dollarësh që ndodhi në tetor të vitit 2016 në Paris. Ylli televiziv rrëfeu në detaje momentet dramatike që përjetoi gjatë natës kur iu sulmua dhoma e hotelit luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës. […]

Kim Kardashian ka dëshmuar së fundmi në gjyqin kundër dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e armatosur prej 10 milionë dollarësh që ndodhi në tetor të vitit 2016 në Paris. Ylli televiziv rrëfeu në detaje momentet dramatike që përjetoi gjatë natës kur iu sulmua dhoma e hotelit luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës. Në sallën e gjyqit, Kardashian tregoi se ishte e bindur se do të përdhunohej dhe më pas do të vritej.
Bukuroshja u paraqit në gjykatë me bizhuteri, vlera e të cilave, sipas ekspertit Steven Stone, vlerësohet në më shumë se gjashtë milionë euro. Konkretisht, spikati gjerdani i nënshkruar nga Samer Halimeh New York, i zbukuruar me 80 diamante, vlera e të cilave vlerësohet në më shumë se tre milionë euro. Unaza që mbante në dorën e djathtë, për të cilën Stone beson se është mbi 20 karat, vlen pothuajse aq sa gjerdani. Ajo mbante gjithashtu një byzylyk me gurë që simbolizonin datat e lindjes së katër fëmijëve të saj, një dhuratë nga vajza e saj North West, që vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth shtatë mijë euro.
Sipas DailyMail, Kim shpërtheu në lot gjatë dëshmisë së saj, duke kujtuar momentin traumatik. Të pandehurit dyshohet se hynë me forcë në suitën e saj të hotelit, e lidhën dhe ikën me bizhuteri me vlerë më shumë se nëntë milionë euro, përfshirë një unazë fejese prej katër milionë eurosh që ia kishte dhënë ish-bashkëshorti i saj Kanye West. Rikujtojmë se së fundmi Kanye West ka kërcënuar se do të kërkojë kujdestarinë e plotë të katër fëmijëve të tij me Kim Kardashian, pas akuzave se ish-gruaja e tij “shfrytëzoi” vajzën e tyre më të madhe, North, për “fitim personal ose komercial,” sipas një raporti të fundit nga RadarOnline.