Studentët e Univesitetit Ndërkombëtar Ballkanik e kundërshtojnë tarifën e re prej 100 euro për parkim në kampusin universitar

Duke filluar në muajin shkurt, të gjithë studentëve që duan të parkohen në kampusin universitar do tu kërkohet tarifë prej 100 eurove për semestër. Ky është njoftimi të cilin e kanë marrë studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Studentët përmes një peticioni online kërkojnë nga UNB-ja që kjo tarifë të hiqet, kurse universiteti qëndroi […]

Jan 21, 2025 - 14:00
 0  4
Studentët e Univesitetit Ndërkombëtar Ballkanik e kundërshtojnë tarifën e re prej 100 euro për parkim në kampusin universitar
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Foto nga faqja zyrtare në Facebook.

Duke filluar muajin shkurt, gjithë studentëve duan parkohen kampusin universitar do tu kërkohet tarifë prej 100 eurove për semestër. Ky është njoftimi të cilin e kanë marrë studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Studentët përmes një peticioni online kërkojnë nga UNB-ja që kjo tarifë të hiqet, kurse universiteti qëndroi në heshtje kur u pyet nga Portalb.mk për këtë kërkesë të studentëve.

Në njoftimin të cilin e kanë pranuar studentët e këtij universiteti më 14 janar thuhet se duke filluar nga muaji shkurt të gjithë studentët që dëshirojnë të parkojnë automjetet e tyre në kampusin e UNB do të duhet të paguajnë një tarifë parkimi prej 100 euro për semestër.

“Kjo tarifë po vendoset për të na ndihmuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave të parkimit në kampus. Gjithashtu fondet e mbledhura do të përdoren për krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra dhe rekreative në kampus, duke përmirësuar mjedisin tonë dhe duke siguruar një ekosistem me cilësi më të lartë. Ju njoftojmë gjithashtu se studentët që nuk paguajnë tarifën e parkimit nuk do të lejohen të parkojnë automjetet në kampus. Për të rezervuar dhe siguruar vendin tuaj të parkimit, ju lutemi aplikoni përmes modulit ‘Kërkesë parkimi’, thuhet në njoftim. 

Portalb.mk siguroi njoftimin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (UNB) në Shkup.

Njoftimi nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik. Foto e dërguar nga një student.
Njoftimi nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik. Foto e dërguar nga një student.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (UNB), ata kanë krijuar një peticion online ku e kundërshtojnë këtë vendim.

”Në përgjigje të reagimeve të shumta negative nga studentët, si Asambletë e Fakulteteve, ashtu edhe Asambleja Universitare, kanë filluar të marrin masa për të parandaluar zbatimin e këtij vendimi. Si Asamble e Studentëve të Universitetit, ne jemi kundër kësaj rregulloreje të re. Besojmë se kjo tarifë do të vendosë një barrë të panevojshme mbi studentët dhe jemi të përkushtuar të punojmë për anulimin e saj. Për të siguruar që zërat e të gjithë studentëve të dëgjohen, ju bëjmë thirrje të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion online”, thuhet në peticionin online.

Portalb.mk bisedoi me Zumera Demirin kryetaren e Unionit Studentor të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ajo thotë se trajnimi i kësaj çështjeje do të trajtohet brenda kornizave institucionale të fakultetit.

“Me çështjen e parkingut në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), dëshirojmë të informojmë studentët dhe publikun se kjo është një çështje e vërtetë dhe e njohur nga të gjitha palët e përfshira. Megjithatë, trajtimi i kësaj çështjeje po bëhet në mënyrë të përgjegjshme dhe brenda kornizave institucionale të universitetit”, tha Demiri.

Ajo theksoi se në përfaqësimin e interesave të studentëve Unioni Studentor ka ndërmarrë hapa të kujdesshëm dhe konkretë për adresimin e kësaj problematike. Demiri mes të tjerash shtoi se rektorati i universitetit ka shprehur gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim të hapur.

Lidhur me këto kërkesa të studentëve Portalb.mk kërkoi edhe qëndrim nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, por deri në publikimin e këtij shkrimi nga ky institucion nuk u përgjigjën.