Studentët nuk deshirojnë më që t’u ligjëron Koço Angjushevi: Është në listën e zezë amerikane
Me rastin e fillimit të semestrit të dytë për studentët, Forumi për Ndryshime në Arsim kishte aksion në Fakultetin Mekanik, ku ligjëron Koço Angjushev. Nga FNA kundërshtojnë angazhimin e Angjushevit The post Studentët nuk deshirojnë më që t’u ligjëron Koço Angjushevi: Është në listën e zezë amerikane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Me rastin e fillimit të semestrit të dytë për studentët, Forumi për Ndryshime në Arsim kishte aksion në Fakultetin Mekanik, ku ligjëron Koço Angjushev. Nga FNA kundërshtojnë angazhimin e Angjushevit në këtë fakultet, marrë parasysh se ai është në listën e zezë amerikane.
“Studentëve në ditën e parë të semestrit ua rikujtuam që korrupsioni nuk është diçka që duhet normalizuar dhe toleruar, aq më pak kur vjen nga dikush që supozohet të jetë udhërrëfyes për ata, edhe atë; profesori univesitar. Stafit menaxherial të Fakultetit Mekanik i çuam mesazh se nuk jemi tërhequr nga kërkesa jonë për largim nga puna të Koço Angjushevit. Ne vlerësojmë se integriteti dhe pastërtia e një profesori janë thelbësore ndërsa Angjusev ka shkelë çdo parim të ndershmërisë. Prezenca e tij në mesin e profesorëve kompromenton vlerat themelore të integritetit akademik si dhe përhap kulturën e korrupsionit te gjeneratat e ardhshme. Duke mbrojtur një person non-grata, UKM-ja dëmton edhe më shumë besimin poashtu të vogël të shoqërisë në vlerat themelore të arsimit. Për fund, përmes këtij aksioni gjithashtu i rikujtojmë institucioneve përkatëse kërkesën tonë për ndryshimet në ligjin për masat kufizuese, që do të mundësonin vendosjen e masave restriktive edhe në shtet për të gjithë ata që gjenden në listën e zezë amerikane. Ndalesa e punësimit në institucionet arsimore duhet të jetë një ndër masat e parapara në këtë ligj”, thonë nga FNA.
The post Studentët nuk deshirojnë më që t’u ligjëron Koço Angjushevi: Është në listën e zezë amerikane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .