Studentët rrezik të mbeten pa transport falas? Janevska: Do të planifikojmë për vitin e ardhshëm
A po rrezikojnë studentët të mbeten pa transport publik falas? E pyetur nëse MASh do t’ia paguajë borxhin NQP-Shkup për transportin falas të studentëve në shumë prej 8 milionë euro, ministrja Vesna Janevska e ripërsëriti përgjigjen se faturat kanë arritur, por nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do të paguante sepse nuk ka […] The post Studentët rrezik të mbeten pa transport falas? Janevska: Do të planifikojmë për vitin e ardhshëm appeared first on InfoShqip.com.
A po rrezikojnë studentët të mbeten pa transport publik falas? E pyetur nëse MASh do t’ia paguajë borxhin NQP-Shkup për transportin falas të studentëve në shumë prej 8 milionë euro, ministrja Vesna Janevska e ripërsëriti përgjigjen se faturat kanë arritur, por nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do të paguante sepse nuk ka marrëveshje dhe as vendim qeveritar.
“Po e përsëris edhe po të dua nuk mundem, ndërsa unë dua që studentët të kenë transport publik. Për vitin e ardhshëm ne planifikojmë fonde për transportin e lirë të studentëve. Kjo duhet të zgjidhet në ndonjë mënyrë! Për mua si ministre mënyra është që gjyqi të vendosë, si do ta vendosë gjyqi ashtu do të veprojmë”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Nga ana tjetër, Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve dhe studentëve ka reaguar për, siç shkruajnë, transportit publik jofunksional dhe jo të sigurt që, sipas tyre, mund t’i lërë nxënësit e dhe studentët pa mundësi për të shkuar në shkollë ose fakultet.
“Mungesa e transportit publik të sigurt është bërë pengesë për qasje në arsim të shumë nxënësve dhe studentëve. Kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi deri në shtator, gjegjësisht në fillim të vitit akademik, gjatë të cilit do të sigurohen autobusë të sigurt dhe funksional dhe do të sigurohet përkohshmëria e linjave”, thonë nga ODAS.
Transporti publik falas vlen për nxënësit dhe studentët e rregullt të universiteteve publike, por jo edhe për ato të privatit.
The post Studentët rrezik të mbeten pa transport falas? Janevska: Do të planifikojmë për vitin e ardhshëm appeared first on InfoShqip.com.