Sulejmani: BDI në opozitë, në 20 vitet e ardhshme!
Sedat Sulejmani nga koalicioni VLEN, beson se BDI-ja në 20 vitet e ardhshme nuk do të mund të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se gjatë kësaj periudhë BDI-ja duhet të mësohet të jetë opozitë konstruktive. “BDI-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm afatgjatë. Unë […]
Sedat Sulejmani nga koalicioni VLEN, beson se BDI-ja në 20 vitet e ardhshme nuk do të mund të bëhet pjesë e pushtetit në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për gazetën LAJM, Sulejmani tha se gjatë kësaj periudhë BDI-ja duhet të mësohet të jetë opozitë konstruktive.
“BDI-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm afatgjatë. Unë mendoj se 20 vitet e ardhshme BDI-ja më nuk do të ketë mundësi që të jetë në pozitë. Për arsye se ne I besojmë koalicionit tonë, u besojmë kuadrove tona. Ne e dimë se si do të veprojmë dhe funksionojmë në qeverinë e ardhshme. Prandaj, Qytetarët do të jetë të kënaqur nga qeverisja jonë. Kështu që BDI-ja do të mbetet një kohë të gjatë në opozitë dhe duhet të mësohet të jetë opozitë pozitive”, tha Sulejmani.