Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës

Ligji i ri për kulturë i cili është më procedurë kuvendore, parasheh që punonjësit e kulturës, sidomos ata me kontratë të përkohshme të punës të marrin vendime pune, shkruan Alsat. Sipas zv.ministri të Kulturës Sedat Sulejmani gatishmëri për dhënien e pëlqimit për punësimin e një numri të madh të artistëve ka shfaqur edhe Ministria e […] The post Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës appeared first on InfoShqip.com.

gusht 14, 2024 - 17:00
 0  9
Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës

Ligji i ri për kulturë i cili është më procedurë kuvendore, parasheh që punonjësit e kulturës, sidomos ata me kontratë të përkohshme të punës të marrin vendime pune, shkruan Alsat.

Sipas zv.ministri të Kulturës Sedat Sulejmani gatishmëri për dhënien e pëlqimit për punësimin e një numri të madh të artistëve ka shfaqur edhe Ministria e Financave.

“Ne veçmë procedurën e kemi filluar në Parlament ku edhe e mbrojta propozim Ligjin që e dha edhe ministria e Kulturës, dhe tashmë ka nisur procedura shpresojmë për një afat të shkurtër në zgjidhjen e këtij problemi, me çka edhe artistët që janë me këtë status, një herë e për gjithnjë do e kenë problemin e zgjidhur dhe do kenë kontratat e ardhshme me vendime të përhershme. Ministri i kulturës ka realizuar edhe takim me ministren e Financave dhe ka treguar gatishmëri edhe ajo që të ndihmoj në këtë drejtim. Ne dërguam kërkesë për financim të ri dhe besoj që deri në fund të kësaj jave do kemi përgjigje edhe nga Ministria e Financave”, tha Sedat Sulejmani. Zv ministër për kulturë.

Sulejmani theksoi se ndryshimet ligjore zgjidhin njëherë e përgjithmonë e problemin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, të cilët priten të marrin statusin e të punësuarit me vendim pune. Sulejmani thotë se është në pritje të raportit pas inspektimit të Ansambël për shkak të dyshimeve për keqpërdorime nga drejtori Shkodran Tolaj.

“Fillimisht do shohim si do ec puna e inspektoratit që bën inspektim dhe nëse do has në ndonjë shkelje në ndonjë segment pas çka do duhet të marrim masa për drejtorin. Pas kësaj do duhet të hapet audicioni i ri ku duhet të konkurrojnë artistët e ku do marrin pjesë artistët e Ansamblit të cilët për pesë vite kanë kontribuuar për Ansamblin dhe pas audicionit do kenë edhe vendime me Ligjin e ri”, u shpreh Sedat Sulejmani. Zv ministër për kulturë.

Skadimi i kontratave të 33 artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare nxiti reagime të shumta. Artistët ditë më parë akuzuan drejtorin. Reagime pati edhe nga punonjës të tjerë të kulturës.

The post Sulejmani: Jo më kontrata, por vendime pune për punonjësit e kulturës appeared first on InfoShqip.com.