Sulmet e Kurtit, Zyra e BE-së reagon: Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë folur lidhur me shpërfilljen që kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, po ia bënë sistemit të drejtësisë në vend, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së Prokurorisë Speciale e as urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur para hetuesisë për rastin e rezervave
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë folur lidhur me shpërfilljen që kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, po ia bënë sistemit të drejtësisë në vend, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së Prokurorisë Speciale e as urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur para hetuesisë për rastin e rezervave shtetërore.
Zëdhënsja e Zyrës së BE-së, Ioanna Lachana, ka thënë se pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themel për një shtet ligjor dhe duhet respektuar. Zyra e BE-së thotë se gjyqësori dhe prokuroria mund të jenë subjekt i debatit publik e politik, por thonë se kritikat duhet të jenë të balancuara, gjithmonë me synimin e përmirësimit të sistemit.
“Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gur themeli i shtetit ligjor dhe duhet respektuar në çdo kohë. Gjyqësori dhe prokuroria në një sistem demokratik mund të jenë subjekt i shqyrtimit publik dhe debatit politik. Përderisa ka arsye për të diskutuar përmirësimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të gjitha kritikat duhet të jenë të balancuara, duke synuar promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Lachana për Gazetën Express.