KQZ: Deri në ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me përditësimin e fundit mbi numërimin e votave për kandidatët për deputet në komunat në mbarë Kosovën. Sipas KQZ-së deri në ora 16:00 janë numëruar 63.60% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë. Më poshtë postimin e plotë të KQZ-së: Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale

shkurt 16, 2025 - 20:00
 0  6
KQZ: Deri në ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë
kqz:-deri-ne-ora-16:00,-jane-numeruar-63.60%-e-vendvotimeve-per-votat-e-kandidateve-per-deputete

kqz:-deri-ne-ora-16:00,-jane-numeruar-63.60%-e-vendvotimeve-per-votat-e-kandidateve-per-deputete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me përditësimin e fundit mbi numërimin e votave për kandidatët për deputet në komunat në mbarë Kosovën.

Sipas KQZ-së deri në ora 16:00 janë numëruar 63.60% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë.

Më poshtë postimin e plotë të KQZ-së:

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.

Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave.