“Sulmi në veri ka ndërlidhje me sulmet ruse kundër Ukrainës”, thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, mund të shkaktonte dëm direkt financiar për importim të furnizimit me energji prej 2.5 milionë eurove në ditë, e 100 mijë të tjera në ditë për ujë. Ai shton, se kjo u bë për qëllim që qytetarët e Kosovës në dhjetor të mbesin pa ujë

dhjetor 1, 2024 - 19:00
 0  5
“Sulmi në veri ka ndërlidhje me sulmet ruse kundër Ukrainës”, thotë Kurti
“sul*mi-ne-veri-ka-nderlidhje-me-sulm*et-ruse-kunder-ukraines”,-thote-kurti

“sul*mi-ne-veri-ka-nderlidhje-me-sulm*et-ruse-kunder-ukraines”,-thote-kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, mund të shkaktonte dëm direkt financiar për importim të furnizimit me energji prej 2.5 milionë eurove në ditë, e 100 mijë të tjera në ditë për ujë.

Ai shton, se kjo u bë për qëllim që qytetarët e Kosovës në dhjetor të mbesin pa ujë, në terr, në të ftohtë e pa komunikim, njofton Klankosova.tv.

“Dëmet direkte financiare vetëm për nga nevoja për import të furnizimit me energji do të ishin së paku 2.5 milionë euro në ditë, e 100 mijë euro tjera në ditë për ujë. Dëmet direkte financiare, dëmet e cenimit të aktivitetit ekonomik do të ishin të jashtëzakonshme, por qëllimi i tyre ishte shkaktimi i dëmit që është shumë përtej edhe atij ekonomik”, tha Kurti.

“Çrregullimi i shëndetit të qytetarëve dhe rrezikimi i sigurisë sonë kombëtare. Pra nuk ka qen ënë pyetje vetëm uji, por edhe rryma, nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja, nuk është vetëm ngrohja por edhe telekomunikimi. Qëllim ka qenë që një pjesë e madhe e vendit tonë në dhjetor të ngelet pa ujë, në terr, në të ftohtë dhe pa komunikim”.

I pari i qeverisë, tutje thotë se ky sulm ndërlidhet me federatën ruse, pasi ajo po vepron njësojë në Ukrainë.

“Si në kontekstin kohor, ashtu edhe në atë të vet natyrës së aktit, ky sulm duket se ka ndërlidhje me sulmet masive ajrore të federatës ruse kundër Ukrainës, me ç’rast sulme këto që ishin të orientuara pikërisht kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë”, tha Kurti.

“Një ditë para sulmit në Varagë të Zubin Potokut, me datë 28 nëntor, forcat ushtarake ruse sulmuan infrastrukturën kritike të energjisë ukrainase, duke lënë rreth 1 milion amvisëri pa energji elektrike në prag të stinës së dimrit. Qëllimi është që popullsia të vihet përfundi kushteve jetike, minimumit të ekzistencës. Në të njëjtën kohë kemi sulmin e komunës në Zveçant, në stacionin policor, e së fundmi edhe në Varagë”.

Ai tutje përmend edhe uniformat e konfiskuara nga Policia e Kosovës, të cilat i përkasin forcave ruse.