Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Sulmuesit në incidentit në Haraçinë, ende janë në liri. Zëvendësministri shtesë për Punë të Brendshme Mitko Bojmacaliev demantoi lajmet që qarkulluan mbrëmë në media se është kapur njëri prej të përfshirëve në të shtënat në Haraçinë ku u plagosën 2 persona, ndërsa me ta ishte edhe kryetari i Komunës. Sipas Bojmacalievit, policia ka të dyshuar […]

Prill 4, 2024 - 00:00
 0  6
Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Sulmuesit në incidentit në Haraçinë, ende janë në liri. Zëvendësministri shtesë për Punë të Brendshme Mitko Bojmacaliev demantoi lajmet që qarkulluan mbrëmë në media se është kapur njëri prej të përfshirëve në të shtënat në Haraçinë ku u plagosën 2 persona, ndërsa me ta ishte edhe kryetari i Komunës. Sipas Bojmacalievit, policia ka të dyshuar për sulmin, por se sulmuesit janë ende të lirë.

Nga ana tjetër, edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Panço Toshkovski tregoi janë ndaluar dy persona si të dyshuar në lidhje me sulmin me armë zjarri në Haraçinë, pas çka është konstatuar se njëri prej tyre kërkohej me fletarrest për një vepër tjetër penale.

Ndryshe para dy ditëve në Haraçinë janë plagosur A.A. dhe E.S, ndërsa sot zëvendësministri i punëve të brendshme Nazim Bushi ka vizituar në spital njërin prej të plagosurve. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku sipër fotos shkruan: “vizitë bashkëluftëtarit Eshtrefit”.