Sveçla: Mbyllen gjashtë njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare e Kursimeve’ në veri të vendit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica). Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës. “Me qëllim të vendosjes […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica).
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”- ka shkruar Sveçla në Facebook