Syarta Saliu Osmani zgjidhet Kryetare e Asamblesë së Gruas në Kërçovë
Syarta Saliu Osmani është zgjedhur Kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, transmeton Flaka. Njoftimin për zgjedhjen e saj e ka bërë publik kryetari i ASh-së, The post Syarta Saliu Osmani zgjidhet Kryetare e Asamblesë së Gruas në Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Syarta Saliu Osmani është zgjedhur Kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, transmeton Flaka. Njoftimin për zgjedhjen e saj e ka bërë publik kryetari i ASh-së, Arben Taravari, i cili ishte i pranishëm në mbledhje bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë.
“Jam i bindur që ajo do ta drejtojë këtë strukturë në mënyrën më të mirë, duke përcjellë sa më shumë Zërin e Njerëzve, që është promotori ynë kryesor,” shkroi Taravari në rrjetet sociale.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Asamblesë së Gruas të ASh-së në nivel qendror, Elfete Ismaili, e cila përshëndeti procesin dhe shprehu mbështetjen për kryetaren e re në detyrë.
Zgjedhja e Syarta Saliu Osmanit vjen në një moment kur Aleanca për Shqiptarët po kalon në fazën e riorganizimit të brendshëm, proces i paralajmëruar nga kreu i partisë, Taravari, gjatë Kuvendit partiak të mbajtur mbrëmë në Kumanovë. Këto zhvillime janë pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, për të cilat partia tashmë ka nisur parafushatën. Flaka
The post Syarta Saliu Osmani zgjidhet Kryetare e Asamblesë së Gruas në Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
