ASH demanton Mexhitin: “Janë 25 shqiptarë, jo 35 – mësoji saktë të dhënat!”
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, i cili sipas tyre, ka dhënë informata të pasakta për përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të një institucioni The post ASH demanton Mexhitin: “Janë 25 shqiptarë, jo 35 – mësoji saktë të dhënat!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, i cili sipas tyre, ka dhënë informata të pasakta për përfaqësimin e shqiptarëve në kuadër të një institucioni shëndetësor.
“Nëse mburresh me punën e dikujt tjetër, të paktën mësoji saktë të dhënat. Janë 25 shqiptarë dhe 10 nga komunitetet tjera, dhe jo 35 shqiptarë, siç u pretendua në mënyrë të rreme”, thuhet në reagimin e partisë.
Në deklaratë, Aleanca për Shqiptarët nuk kurseu as ironinë ndaj ministrit aktual të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, duke shprehur skepticizëm për të ardhmen e tij të mundshme në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Por jemi të bindur që kur Azir Aliu të vijë në postin e ministrit të Shëndetësisë – për të cilin shiti veten – do të jetë më i kujdesshëm”, përfundon reagimi.
Ky reagim vjen në një kohë tensioni të shtuar ndërmjet aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku ndarja e pushtetit dhe përfaqësimi institucional vazhdon të jetë temë debati publik. Flaka
The post ASH demanton Mexhitin: “Janë 25 shqiptarë, jo 35 – mësoji saktë të dhënat!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
