ASH: Asnjë plan për komunat shqiptare – Qeveria thellon pabarazinë
Aleanca për Shqiptarët, përmes anëtarit të Kryesisë Qendrore dhe njohësit të çështjeve ekonomike, z. Arben Halili, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë qendrore në Tetovë, shpalosi The post ASH: Asnjë plan për komunat shqiptare – Qeveria thellon pabarazinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët, përmes anëtarit të Kryesisë Qendrore dhe njohësit të çështjeve ekonomike, z. Arben Halili, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë qendrore në Tetovë, shpalosi qëndrimet dhe vërejtjet kritike mbi Planin operativ për programet aktive të punësimit dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2025, të publikuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky plan dëshmon mungesën e qasjes strategjike dhe përfaqëson një vazhdimësi të politikave joserioze e populiste në sferën e punësimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.
“Publikimi i planit në mesin e vitit, kur ka përfunduar gjashtëmujori i parë, është tregues i qartë për mosseriozitetin dhe përpjekjen për ta shfrytëzuar si mjet propagandistik elektoral”, deklaroi Halili.
ASH nënvizon se plani anashkalon kategoritë më të rrezikuara si gratë në zonat rurale, të papunët afatgjatë dhe grupmoshat jashtë segmentit 15–29 vjeç, ndërkohë që parashikon një numër simbolik trajnimesh për vetëm 600 persona, pa asnjë strategji të qartë për përfshirjen e sektorit privat dhe pa një sistem vlerësimi të rezultateve.
“Si mund të flasim për sukses në vetëpunësim, kur përfituesit detyrohen të regjistrojnë kompani dhe të paguajnë kontribute që nga dita e parë, ndërsa mbështetja financiare shpenzohet vetëm për pajisje minimale? Kjo nuk është ndihmë – kjo është barrë e pastër mbi qytetarin”, shtoi Halili.
Qeveria për të dytin vit radhazi, nuk ka asnjë plan për orientimin e investimeve të huaja drejt komunave shqiptare, duke thelluar më tej pabarazinë zhvillimore dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë në këto zona.
Halili në emët të Aleancës për Shqiptarët kërkoi transparencë të plotë në përzgjedhjen e përfituesve dhe publikim të të dhënave nga vitet e kaluara; përjashtim të përkohshëm nga kontributet dhe detyrimet fiskale për përfituesit e masës për vetëpunësim, për të paktën dy vite, si dhe
mbështetje të synuar për gratë, të papunët afatgjatë dhe grupet e margjinalizuara.
Partneritet real me sektorin privat për punësim të qëndrueshëm, orientim të investimeve të huaja drejt rajoneve me shumicë shqiptare, si dhe zgjerim të buxhetit dhe masave për trajnim dhe zhvillim profesional, jo vetëm fjalë në letër.
“Politikat e punësimit nuk mund të jenë për konsum politik. Ato duhet të kenë ndikim real për qytetarin. Ky plan është një tjetër dështim i paralajmëruar”, përfundoi Halili.
The post ASH: Asnjë plan për komunat shqiptare – Qeveria thellon pabarazinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
