Sylvester Stallone i uron bashkëshortes ditëlindjen, duke publikuar një fotografi të rrallë nga rinia e tyre
Sylvester Stallone i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Jennifer Flavin, duke publikuar disa fotografi të përbashkëta nga e kaluara në Instagram, duke përfshirë edhe një ku pozon me të në rroba banje Speedo. “Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes sime, Jennifer! Unë dhe fëmijët tanë mendojmë se je absolutisht e jashtëzakonshme. Të duam përgjithmonë”, shkroi ai në […]
Sylvester Stallone i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Jennifer Flavin, duke publikuar disa fotografi të përbashkëta nga e kaluara në Instagram, duke përfshirë edhe një ku pozon me të në rroba banje Speedo.
“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortes sime, Jennifer! Unë dhe fëmijët tanë mendojmë se je absolutisht e jashtëzakonshme. Të duam përgjithmonë”, shkroi ai në postimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 300,000 pëlqime.
Përndryshe, kjo është martesa e tretë për aktorin e njohur. Çifti u takua në vitin 1988, kur Jennifer ishte 19 vjeçe dhe Sylvesteri 42 vjeç. Në vitin 1994, Stallone e ndërpreu lidhjen me të pasi u zbulua se e kishte tradhtuar me supermodelen Janice Dickinson.
Në atë kohë, besohej se Janice ishte shtatzënë dhe se Stallone ishte babai, por pas testit të ADN-së u zbulua se nuk ishte kështu. Pas këtij zbulimi, ai u rikthye me Jennifer dhe u martuan një vit më vonë. Ata kanë tri vajza: Sophie, Sistine dhe Scarlet.
Thashethemet për probleme në martesën e tyre filluan kur aktori mbuloi tatuazhin e bashkëshortes së tij dhe në vend të saj bëri një tatuazh të një qeni. Spekulimet u konfirmuan kur Jennifer në vitin 2022, pas 25 vitesh martesë, paraqiti kërkesën për divorc. Megjithatë, ata arritën të zgjidhnin problemet dhe të shpëtonin martesën.
“Vendosën të takohen në shtëpi, ku biseduan dhe zgjidhën dallimet e tyre. Të dy janë jashtëzakonisht të lumtur,” zbuloi një burim i afërt me familjen në atë kohë.