Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza
Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë. Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Prandaj duke theksuar se kanë mbetur më pak se pesë muaj që vendi ynë të zgjedhë qeverisjen për katër vitet e […]
Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë.
Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Prandaj duke theksuar se kanë mbetur më pak se pesë muaj që vendi ynë të zgjedhë qeverisjen për katër vitet e ardhshme, ai bën thirrje për angazhim të qytetarëve në zgjedhje.
“Përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza”, shkruan ai.
Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.