Tahiri: Deklaratat e pabaza kanë qëllim linçimin dhe frikësimin e fjalës së lirë
Anëtari i Komisionit për Medie, Besnik Tahiri thotë për “Front Online” se deklaratat që nuk kanë asnjë bazë në demokraci kanë tendencë të linçimit dhe frikësimit të fjalës së lirë. Këto deklarata, anëtari i Komisionit për Medie i dha pas publikimit të RTK-së të një lajmi nga një medium të quajtur “Slobodna Bosna” e që […]
Anëtari i Komisionit për Medie, Besnik Tahiri thotë për “Front Online” se deklaratat që nuk kanë asnjë bazë në demokraci kanë tendencë të linçimit dhe frikësimit të fjalës së lirë.
Këto deklarata, anëtari i Komisionit për Medie i dha pas publikimit të RTK-së të një lajmi nga një medium të quajtur “Slobodna Bosna” e që akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.
“Deklaratat të cilat nuk kanë ansjë evidencë dhe asnjë bazë, e kanë vetëm një qëllim në demokraci: atë të linçimit dhe të frikësimit të fjalës së lirë”, theksoi ai.
Ai thotë se duhet të ndërpritet një gjë e tillë sepse kjo kthehet në një trend të pushtetit
“Kjo duhet të ndërpritet për shkak se prej deklarimeve sporadike pastaj kthehet në një trend të pushtetit. Kjo situatë është kah e dëmton në masë të madhe lirinë e shprehjes po në të njëjtën kohë edhe po e shtyen përpara agjendën e linçimit të gazetarëve”, tha ai.
Tahiri thotë se kësaj duhet me urgjencë t’i thuhet STOP. “Kësaj duhet t’i themi stop”, tha ai për Front Online.