Takime në Odën Ekonomike Gjermane, Mickoski: Të tërheqim investitorët e huaj

Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar dhe ne mbetemi të përkushtuar që të përdorim potencialet për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, The post Takime në Odën Ekonomike Gjermane, Mickoski: Të tërheqim investitorët e huaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 15, 2024 - 22:00
 0  7
Takime në Odën Ekonomike Gjermane, Mickoski: Të tërheqim investitorët e huaj

Gjermania është partneri ynë më i madh tregtar dhe ne mbetemi të përkushtuar që të përdorim potencialet për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, gjatë takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane në Berlin. Ai u shpreh se për zhvillimin e ekonomisë së vendit është e rëndësishme tërheqja e investitorëve të huaj. Në këtë takim shumë kompani gjermane kanë shprehur interesimin të investojnë në Maqedoni, njoftoi Mickoski.

“Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve që ishin pjesë e këtij takimi kanë qenë gjithmonë të pranishëm me impiantet e tyre të prodhimit te ne. Kishte edhe kompani të tilla që pa asnjë mëdyshje shprehën gatishmëri që të investojnë te ne, të jenë të inkuadruar në tregun maqedonas. Natyrisht shkëmbyem detaje për bashkëpunim të mëtejshëm dhe besoj se shumë shpejt do të hapim bisedime për investime të mundshme. Qëllimi ynë si Qeveri që në fillim ishte përmirësimi i klimës së investimeve dhe rritjen e aktivitetit të investimeve të kompanive, jo vetëm atyre vendore, por edhe të jashtme.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Me padurim e pres që ta shtojmë aktivitetin tonë në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse jemi duke u përballur me vështirësi në procesin zhvillimit tonë ekonomik dhe kemi pak ngecje, Gjermania vazhdon të jetë ndër vendet më të zhvilluara në botë në aspektin ekonomik dhe ajo që e ndihmon janë strategjitë lokale të bizneseve gjermane.”, – theksoi drejtori i Odës Ekonomike Gjermane, Majkëll Harms.

Gjatë takimit në Odën Ekonomike Gjermane me delegacionin qeveritar, u tha se prioritetet e Qeverisë janë investimet në infrastrukturën rrugore, ndërtimin e korridoreve kyçe dhe investimet në energjetikë.

The post Takime në Odën Ekonomike Gjermane, Mickoski: Të tërheqim investitorët e huaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .