Takimi i Osmanit me partitë politike/Analistët: Dorëheqja apo largimi i Kurtit do t’i hapte rrugë zgjedhjeve në nëntor
Nesër pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Ftesës së presidentes për takim iu përgjigjen partitë politike në vend. Partitë opozitare Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaruan se i përgjigjen një […]
Nesër pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Ftesës së presidentes për takim iu përgjigjen partitë politike në vend.
Partitë opozitare Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaruan se i përgjigjen një ftese të tillë, duke potencuar se presin pajtueshmëri për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.
Poashtu edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetvendosje do të marr pjesë në takimin e ftuar nga presidentja.
Për disa nga njohësit e çështjeve politike zgjidhja ideale do ishte të mbaheshin zgjedhjet në nëntor, duke kërkuar shkakrimin apo largimin e kyeministrit aktual, duke lëshuar rrugë për zgjedhje të menjëhershme.
Mendim të kundërt ka analisti Visar Xani, për të cilin, ideale do të ishte shkurti të mbaheshin zgjedhjet, pra në afat të rregullt kushtetues.
Ukaj: Ideale do të ishte largimi ose dorëheqja e Kurti dhe shkuarja në zgjedhje në nëntor
Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj thotë për “Front Online” se mbetët të shihet se çfarë do të arrihet në takimin e së nesërm në mes të presidentes Osmani dhe liderëve të partive politike, rreth caktimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve.
Ukaj thotë se mund të ketë edhe një opsion që do të ishte mundësia e largimit apo dorëheqjes së kryeministrit Kurti apo edhe bashkimit të numrave në Kuvend që me e shpërnda Kuvendin e Republikës
“Presidentja i ka ftuar në takim për nesër partitë politike që me diskutu përcaktimin e datës së zgjedhjeve nacionale. Tash mbetët të shihet se çfarë do të ndodhë apo cila do të jetë data, a do të ketë një datë për gjatë muajit janar shkurt apo mund të ketë edhe një lëvizje tjetër mundësinë e largimit apo dorëheqjes së kryeministrit Kurti apo edhe bashkimit të numrave në Kuvend që me e shpërnda Kuvendin e Republikës dhe me shku në zgjedhje, edhe pse nuk mundemi me i quajt të parakohëshme”, tha ai.
Për njohësin e çështjeve politike muaji nëntor do të ishte koha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve, do të ishte e përshtatshme sipas tij sikurse për qytatrët, KQZ-në dhe partitë politike.
“Megjithatë, muaji nëntor e kanë thënë dhe po e përsëris që do të ishte koha më ideale që me ju dhanë mundësi qytetarëve për të votuar, edhe për shkak të kohës e poashtu edhe për Komisionin Qendror Zgjedhor edhe partitë politike me pas edhe anën logjistike për me u mbajtë zgjedhjet”, theksoi ai.
Ukaj thotë se zgjidhja më ideale do të ishte largimi ose dorëheqja e kryeministrit Kurti dhe shkuarja në zgjedhje para afateve kushtetuese.
“Zgjidhja më ideale, largimi ose dorëheqja e kryeministrit Kurti dhe shkuarja në zgjedhje para afateve kushtetuese, poashtu temave të cilat mund të propozohen në takimin e nesërm të partive me presidenten Osmani. Piëkrisht dorëheqja do t;i hapte mundësi një kohe më të volitshme apo përshtatshme mbajtjes së zgjedhjeve”, thotë Ukaj për Front Online.
Xani: Zgjedhjet të mbahen në shkurt, para afatit të rregullt nuk më duket pjekuri politike
Analisti Visar Xani thotë për “Front Online” thotë se në takimin e së mërkures mes presidentes Osmani dhe partive politike duhet fillimisht të përcaktohet nëse palët janë të interesuara për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme apo të rregullta.
“Fillimisht duhet të përcaktohet nëse nëse janë të interesuar palët që në këtë rast janë partitë politike për të shkuar për zgjedhje të parakohëshme apo zgjedhje të rregullta kushtetuese. Pas kësaj atëherë duhet të merren për bazë të gjitha qëndrimet e partive politike. Jemi në një moment ku po afrohen afatet kushtetuese dhe në anën tjetër ka aso dëshirash të partive politike që shkohet në zgjedhje pak më herët”, theksoi ai.
Sipas tij, presidentja duhet të t’i kalkuloj oraret e zgjedhjeve që të jenë të favorshme edhe për elektoratin por edhe për partitë politike.
“Prandaj edhe presidentja duhet t’i kalkuloj oraret e zgjedhjeve, jo sipas tekeve të partive politike por sipas asaj që relalisht mund të del si qëndrim dhe mund të llogaritet si e favorshme edhe për elektoratit edhe për partitë politike”, tha ai.
Xani potencon që më e drejtë do ishte që zgjedhjet të mbahen në shkurt, dhe sipas tij, para afatit të rregullt nuk do të tregohej pjekuri politike.
“Besoj që duhet të mbahen në afat të rregullt, për shkak se çdo kalkulim tjetër disa muajsh para afatit të rregullt nuk më duket shumë pjekuri politike, prandaj duhet të vendosen sipas afateve të rregullta. Mbase në shkurt do të ishte më idealja të mbahen zgjedhjet e ardhshme”, tha Xani për Front Online.