Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me zv.kryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKSHSHM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë sot Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të Gostivarit, nga ku mund të mësojnë […]

tetor 14, 2024 - 16:01
 0  6
Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me zv.kryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKSHSHM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë sot Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të Gostivarit, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.

“Neve na duhen edhe libra të tjerë të përbashkët siç është libri i historisë dhe gjeografisë”, tha mes tjerash ministri Taravari.

Aktivitet u zhvillua në shkollën fillore “Ismail Qemali” të Gostiarit, nga ku kryetari i komunës Valbon Limani tha se abetarja do të shpërndahet në të gjitha shkollat.

Abetarja e unifikuar shqipe është një çështje që është diskutuar tashmë një kohë të gjatë, por shpërndarja e saj bëhet për herë të parë sivjet në Maqedoni nga përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN.

Ndryshe, abetaret janë donacion i ITKSHSHM-së.